Lektorë nga FBI-ja për Byronë Kombëtare të Hetimit, kërkohen edhe 32 hetues të tjerë

14 Prill 2021 | 16:00

Njëzetetetë hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët javën e kaluar morën përgjigjen pozitive mbi kushtet e sigurisë, kanë nisur trajnimet e para në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë.

Ata kanë nisur fazën e parë të kursit bazë nën drejtimin e ekspertëve të huaj ndërsa burime zyrtare thanë për Euronews Albania se në ditët në vijim për të ndjekur dhe certifikuar procesin do të mbërrijnë lektorë nga FBI-ja amerikane.

Ndërkohë që gjysma e strukturës së BKH-së pritet të marrë formë muajt e ardhshëm, për 32 hetuesit e tjerë që është hapur konkursi, afati i aplikimit skadon më 20 prill.

Për këtë drejtuesja e BKH-së Aida Hajnaj me anë të një thirrjeje inkurajon kandidatët që demonstrojnë integritet dhe profesionalizëm ti bashkohen ekipit që do të punojë ngushtësisht nën drejtimin e SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë kandidatëve ose kandidateve që demonstrojnë integritet, profesionalizëm dhe që plotësojnë kriteret të aplikojnë para datës 20 prill 2021. Shikoni njoftimin në faqen e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Hajnajt.

Në hapjen e parë të konkursit, aplikuan rreth 600 kandidatë por pas disa fazash vetëm 28 prej tyre u shpallën fitues. Ndërkohë për rihapjen e garës, BKH ka specifikuar pikëzimin e testeve, përfshi dhe atë fizik për të cilin pati jo pak kontestime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026