Paralajmërohet Donald Trump, Irani kërkon të vrasë ish-presidentin
Zyrtaret e fushatës se Donald Trump pretendojnë se Irani po përpiqet te vrasë kandidatin republikan për president!
Donald Trump është informuar nga inteligjenca amerikane se Irani është duke e kërcënuar për ta vrarë. Të Paktën kështu bën me dije ekipi i tij i fushatës.
‘’Kandidati republikan presidencial u informua “në lidhje me kërcënimet reale dhe specifike nga Irani për ta vrarë atë në një përpjekje për të destabilizuar dhe shkaktuar kaos në Shtetet e Bashkuara”, u tha në deklaratën për media.
Në njoftimin për media nuk u dha detaje mbi pretendimet dhe nuk ishte e qartë nëse kërcënimet të cilave iu referua ekipi i Trump ishin të reja apo ishin raportuar më parë.
‘’Zyrtarët e inteligjencës kanë identifikuar se këto sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara janë shtuar në muajt e fundit”, tha në deklaratë drejtori i komunikimit të fushatës së Trump.
Një deklaratë e tillë vjen pasi Trump i mbijetoi një atentati gjatë një tubimi në Pensilvani. Nuk dihet asnjë motiv për këtë ngjarje e cila vijon të jetë nën hetim.
Muajin e kaluar, zyrtarët e fushatës së Trump thanë se disa nga komunikimet tyre të brendshme ishin hakuar dhe pretenduan se ishin në shënjestër nga hakerat iranianë.
Qeveria iraniane nuk ka reaguar për asnjë koment, por Teherani ka mohuar më parë pretendimet e SHBA për ndërhyrje në çështjet e brendshme amerikane.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta