Katërmbëdhjetë të vdekur në Kosovë, vijon rritja e të infektuarve me Covid-19
Epidemia e Covid-19 në Kosovë vijon të ketë luhatje nga dita në ditë, kjo edhe për shkak të testimeve që kryejnë autoritetet.
Kështu, në orët e fundit në vend kanë humbur jetën 14 qytetarët të konfirmuar pozitivë me coronavirus.
Shifrat bëhen të ditura nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili po ashtu thekson se janë kryer 4557 teste, nga të cilat 701 janë konfirmuar pozitivë.
Që nga fillimi i epidemisë Kosova raporton në total për 2.022 humbje jetësh, ndërsa mbi 84 mijë të tjerë të shëruar.
Qyteti më i goditur nga pandemia në Kosovë është Prishtina, e cila në bazë ditore raporton numrin më të lartë të vdekjeve dhe infektimeve.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 157 raste, Gjilan 84 raste, Mitrovicë 59 raste, Pejë 51 raste, Ferizaj 46 raste, Vushtrri 45 raste, Gjakovë 44 raste, Prizren 28 raste, Skenderaj 28 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Lipjan 21 raste, Podujevë 20 raste, Kaçanik 12 raste, Viti 11 raste, Obiliq 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Kamenicë 6 raste, Klinë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Istog 4 raste, Junik 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Kllokot 1 rast.
Autoritetet shëndetësore kanë kërkuar nga qytetarët te tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat anti-Covid-19.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet