Bie lindshmëria në Vlorë me 60%, Thanasko: Faktorë emigrimi dhe ekonomia

14 Prill 2021 | 19:08

Qyteti i Vlorës, ashtu si pjesë më e madhe e qyteteve shqiptare ka një rënie të numrit të lindjeve. Shkaqet janë të shumta, ndërsa pandemia nuk ka pasur efekt në këtë fenomen.  Këtë e shpjegon shefi i shërbimit të obstetri-gjinekologjisë në maternitetin e Vlorës.

“Pandemia nuk ka ndikuar në uljen e shifrave , pasi nuk ka një studim që të vërtetojë këtë fakt.  Trendi i lindjeve  është në rënie. Nëse para viteve 97 shifrat shkonin nga 3000 – 3200 lindje në vit tani variojnë nga 1200 1100 më rënie

Gjatë  vitit i të kaluar 850 lindje këtë vit deri 870 lindje, nëse flasim për këtë 3 mujor janë shënuar 172 lindje ndërsa i njëjti tremujor vitin e shkuar 174 lindje.

“Bonusi i bebes nuk ka ndikuar, dhe kjo faktohet lehtësisht pasi nuk ka pasur rritje të numrit të lindjeve në këto dy vjet”, u shpreh z. Thanasko.

Sipas z. Thanasko shkaqet e rënies së numrit të lindjeve, lidhen me një sërë faktorësh socialë.

“Gjendja e lindshmërisë i ka tashme të zbardhur faktorët ndikues qe nga emigracioni e deri tek gjendja ekonomike por edhe karriera, abortet dëshirë por edhe fushatat për kontraceptivet” tha z. Thanasko.

Sa i përket rasteve me COVID-19 të grave shtatzëna në Maternitetin e Vlorës, raste ka pasur por pa komplikacione

“Kemi pasur raste të grave shtatzëna te infektuar nga COVID-19 i kemi trajtuar ne Vlorë ndërsa rastet me të rrezikuara janë trajtuar në Tiranë.”

Familjet me shumë fëmijë janë të rralla në ditët e sotme dhe të pasurit dy fëmijë, për nënat e reja është e mjaftueshme.

“Familjet me shumë fëmije janë të rralla në ditët e sotme dhe të pasurit 2 fëmijë, për nënat e reja është e mjaftueshme.”

Nënat e reja u shprehen të pasigurta nëse duan të lindin fëmijë të tjerë.

“E kam fëmijën e dyte, nuk e di nëse do të kem një tjetër”

“Është fëmija i dytë, tjetër nuk besoj se do të kem”

Rënia e lindshmërisë prej 2 dekadash është tashmë një plagë sociale në mbarë vendin. Ndërkohë në Shqipëri, sipas studimeve, vërehet një plakje me ritme të shpejta e popullsisë, kjo edhe për shkak të emigrimit të moshave të reja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026