Mbytet anija me emigrantë në brigjet e Tunizisë, të paktën 12 të vdekur
Të paktën 12 persona kanë vdekur, duke përfshirë tre foshnja dhe 10 persona janë zhdukur pasi një varkë me emigrantë u mbyt në brigjet e Tunizisë mëngjesin e sotëm, jo shumë larg qytetit të Djerba.
Emigrantët po përpiqeshin të kalonin Mesdheun në rrugën e tyre për në Evropë, tha roja bregdetare, siç raportohet nga Reuters.
“Roja bregdetare arriti të shpëtojë 29 persona që po udhëtonin me varkën e mbingarkuar”, tha zyrtari pa emër.
Një grup lokal i të drejtave të njeriut tha se të gjithë emigrantët ishin nga Tunizia, me përjashtim të dy marokenëve.
Tunizia po përballet me një krizë të paprecedentë emigrantësh dhe është bërë, në vend të Libisë, pika kryesore e nisjes për të gjithë ata që duan të arrijnë Evropën në kërkim të një jete më të mirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)