Forcat izraelite po kryejnë ‘operacione hetimore’ brenda Libanit

30 Shtator 2024 | 14:32

Forcat speciale izraelite po kryejnë operacione hetimore brenda Libanit përpara një sulmi të mundshëm tokësor.

Sipas mediave të huaja, një zyrtar izraelit i tha rrjetit tonë partner amerikan NBC News se forca të vogla operacionale ishin nisur në Libanin jugor.

Këto forca janë krijuar për të mbledhur inteligjencë dhe për të hetuar pozicionet e Hezbollahut.

Zyrtari paralajmëroi se operacione të tilla kanë vazhduar për muaj të tërë dhe nuk sinjalizojnë domosdoshmërisht fillimin e afërt të një sulmi tokësor.

Deri më tani, qëllimi i operacionit të Izraelit në Liban ka qenë i paqartë, por zyrtarët kanë thënë se një pushtim tokësor për të larguar grupin militant larg kufirit është një mundësi.

Izraeli në përgatitjet e tij ka lëvizur mijëra trupa drejt kufirit me Libanin.

Të shtunën, ushtria izraelite tha se po mobilizonte ushtarë shtesë rezervë ndërsa tensionet përshkallëzohen me Libanin, duke aktivizuar tre batalione.

Thirrja erdhi pasi qeveria në Tel Aviv dërgoi dy brigada në Izraelin verior në fillim të javës për t’u trajnuar për një pushtim të mundshëm tokësor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026