Erion Veliaj: Me datë 26 prill do të bëhet prokurimi për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar

14 Prill 2021 | 21:30

Erion Veliaj tha në studion e “Ilva Now” se prokurimi për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar do të bëhet me datë 26 prill.

“Në datën 26 prill do të prokurohet teatri i ri i Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Arsyeja pse nuk është ndërtuar ende është për shkak se KQZ-ja nuk ka lejuar prokurimet e reja nga data 1 janar deri me datën 25 prill.

“Teatri i ri kombëtar nuk është ndërtuar ende pasi është marrë vendim nga KQZ-ja që nuk lejohen prokurimet e reja. Kam respektuar vendimin e KQZ-së, nga 1 janari deri me 25 prill nuk ka prokurime të reja”, u shpreh z. Veliaj.

Ndërkohë, Erion Veliaj bëri me dije se punimet duhet të kishin nisur që në fillim të këtij viti.

“Duhet të kishin nisur punimet për teatrin në fillim të këtij viti, pasi nga shtatori në dhjetor kishin detajimi”, tha Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tregoi në Euronews Albania përballë gazetares Ilva Tare se Partia Socialiste ka organizuar kryesisht fushatën me 20 kandidatë të përqendruar në zona dhe pjesa tjetër me çështje të përgjithshme si kauza të pandemisë, rindërtimit apo çështja çame.

Lexo më shumë: Strategji e PS në terren, Veliaj entuziast për 25 prillin: Si po organizohet puna në terren

Gjatë intervistës Veliaj u shpreh besimplotë se në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë kandidatë nga pjesa e poshtme e listës së kandidatëve që do ta thyejnë herësin e votave të përgjithshme të PS-së. Ai madje dha dhe emra se nga kush priste që të përmbyste renditjen.

Lexo më shumë: Kush e thyen hersin në Tiranë? Erion Veliaj zbulon emrat që dalin nga sondazhet

Sipas Veliajt fushata agresive kundër kundërshtarëve bëhet për t’ua bërë të qartë qytetarëve ndryshimet mes palëve. Ai i tha gazetares Ilva Tare se ia del të mbulojë edhe punën si kryetar Bashkie, por edhe drejtues politik i PS-së për fushatën.

Lexo më shumë: Fushatë me sulme ndaj kundërshtarëve, Erion Veliaj: Për t’u bërë të qartë qytetarëve ndryshimet

I pyetur se përse nuk përqendrohet te një bilanc për punën e kryer, apo programin e PS-së, Veliaj u përgjigj se “ka gjashtë vite që i kërkon Bashës debat për bilancin e tij”.

Lexo më shumë: Erion Veliaj: Kam 6 vite që kërkoj debat me Lulzim Bashën për bilancin e Bashkisë së Tiranës

Gjatë emisionit Veliaj iu përgjigj akuzave për pastrim para në sektorin e ndërtimit, akuzave për përdorimin e të dhënave personale nga portali e-albania për databazën e PS-së, çështjen e Teatrit Kombëtar, vijimin e punimeve te “Sheshi Shqiponja” dhe ambicien e tij politike për pesë vitet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021