Erion Veliaj zbulon ambicien e tij politike për pesë vitet e ardhshme
Erion Veliaj synon që të vijojë edhe për një mandat të tretë drejtimin e Bashkisë Tiranë.
Këtë synim ai e shprehu gjatë intervistës me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania ku tha se pas pesë vitesh e sheh veten “në fundin e mandatit të tretë si kryebashkiak”.
Veliaj u pyet fillimisht nëse kishte ambicie për të drejtuar Partinë Socialiste në rast të një humbjeje në zgjedhjet e 25 prillit, humbje të cilat do të sillnin largimin e kryetarit Edi Rama. Ai këmbënguli se “PS nuk do t’i humbasë zgjedhjet” dhe se ajo në Tiranë “do të fitojë edhe në bastionet e PD-së si Bërxulli apo Domjet”.
Përballë pyetjes se si do t’i ketë marrëdhëniet me Lulzim Bashën nëse ky i fundit bëhet Kryeministër, Veliaj tha se nuk e besonte që ai do të mund të bëhet kryeministër. Ai në fakt ironizoi se “Basha ka aq shanse të bëhet kryeministër sa hëna të bëhet djathë”.
“Ligji e lejon që kryetari i Bashkisë të kandidojë deri tre herë, kështu që e shoh në fundin e dytë të mandatit të tretë,” – u shpreh Veliaj duke shtuar se do ta kishte kënaqësi që të vijonte projektet e nisura gjatë dy mandateve si kryebashkiak.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq