Udhëheqësi suprem i Iranit reagon për herë të parë pas sulmit ndaj Izraelit

2 Tetor 2024 | 12:32

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, mbajti këtë të mërkurë një fjalim në një takim me elitat akademike në Iran.

Në fjalën e tij Khamenei u ndal dhe te situata në Lindjen e Mesme një ditë pasi Irani goditi me një sulm masiv raketor Izraelin.

Ai fajësoi për tensionet dhe luftërat në rajon SHBA-të dhe disa vende evropiane.

Khamenei tha se Perëndimi duhet të largohet nga rajoni në mënyrë që aty të ketë paqe.

Sakaq, një zyrtar i lartë iranian tha për agjencinë e lajmeve Reuters se urdhri për të sulmuar me raketa Izraelin të martën, u dha nga vetë udhëheqësi suprem i vendit, Ali Khamenei.

Më 1 tetor, Irani realizoi një sulm masiv raketor ndaj Izraelit, duke lëshuar rreth 180 raketa drejt territorit izraelit. Ky incident përbën sulmin e dytë të madh nga Irani këtë vit, pas një sulmi të ngjashëm në prill, kur u lëshuan rreth 110 raketa balistike dhe 30 raketa lundrimi drejt Izraelit. Pamjet e transmetuara nga mediat izraelite treguan disa raketa që fluturonin mbi zonën e Tel Avivit, ndërsa shumica e tyre u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit, si “Iron Dome” dhe “David’s Sling”. Megjithatë, disa raketa arritën të godisnin baza ushtarake dhe zona civile, duke shkaktuar panik mes popullsisë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi për “pasoja të rënda” si rezultat i këtij sulmi, duke thënë se Irani kishte bërë një “gabim të madh”. Ky sulm erdhi si përgjigje ndaj vrasjeve të disa liderëve të lartë të mbështetur nga Irani, përfshirë komandantin e Gardës Revolucionare Islamike, Abbas Nilforoshan, dhe liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, si dhe liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026