Endri Shabani i Nismës Thurje: Synimi, të dobësojmë kryetarët dhe të fuqizojmë institucionet
Kandidati i Nismës Thurje në zgjedhjet e 25 prillit, Endri Shabani, është shprehur se një nga synimet kryesore të kandidimit të tyre është dobësimi i kryetarëve të partive të mëdha politike dhe fuqizimi i institucioneve publike.
Përfaqësuesit dhe kandidatët për deputet të Nismës Thurje, Endri Shabani dhe Pano Soko, treguan në emisonin “Me Pak Fjalë” arsyet përse duhet të votohen në zgjedhje.
Shabani theksoi se qytetarët duhet ti votojnë për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.
“E shkuara sepse kemi që në 2014 që kemi guxim të denoncojmë grupet kriminnale, korrupsionin e lartë, nuk i këmi lënë kauzat përgjysmë. E tashmja, sepse jemi një parti që nuk jemi futur në xhepat e partive të mëdha por zgjodhëm rrugën e vështirë, po kandidojmë të vetëm përballë establishmentit. Dhe e ardhmja sepse është forca e vetme që ka një plan për 20 vitet e ardhshme gjë që nuk e kanë as PD dhe PS.”, deklaroi kreu i Nismës Thurje.
Nisma Thurje u kthye nga një organizatë në parti për të kandiduar në zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas Endri Shabanit, ajo që i lidh anëtarët e kësaj partie pavarësisht formimeve të ndryshme, është besimi tek tre synime kryesore.
“Konsolidimi i shtetit dhe institucioneve, solidariteti i përbashkët të kemi një shoqëri ku kujdesemi për njëri – tjetrin dhe shancet e barabarta”, tha Shabani.
“Thelbi është që ne nuk themi që po të vij unë gjërat do të ndryshojnë vetëvetiu. Thelbi është që na duhet të dobësojmë kryetarët e partive të mëdha që janë shumë të pushtetshëm dhe të fuqizojmë institucionet. Ne na duhet që përmes referendumit qytetari të ketë rol në vendimarrje që nga plani rregullues i qytetit, tek planifikimi I buxhetit. Ata e kanë mbajtur debatin tek njerëzit se i intereson. Ne e kemi te idetë, struktura dhe shtetformimi.”, shtoi ai.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi