Keqpërdorimi i të dhënave personale, KSHH: Subjektet të respektojnë privatësinë e çdo zgjedhësi

15 Prill 2021 | 09:07

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre alarmin për keqpërdorimin e të dhënave personale.

Me anë të një deklarate për shtyp, Komiteti Shqiptar i Helsinkit e cilëson mbrojtjen e të dhënave personale, si një aspekt i rëndësishëm i së drejtës për jetë private dhe familjare, i sanksionuar në nenin 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në legjislacionin e shtetit Shqiptar.

Komiteti i bën thirrje institucioneve përgjegjëse për të bërë verifikimet e duhura se si janë mbledhur këto të dhëna, si dhe nëse mbledhja dhe përpunimi i tyre shkel legjislacionin në fuqi.

Organizata i bën thirrje të gjitha subjekteve zgjedhore që në veprimtarinë e tyre, jo vetëm duhet të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe Konventat Ndërkombëtare, por duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respekt të privatësisë së çdo zgjedhësi, por edhe lirisë, barazisë dhe fshehtësisë së votës.

Lexoni gjithashtu:

Akuzat për të dhënat personale, kreu i SPAK: Po bëjnë verifikime, së shpejti do ketë një përgjigje

Akuzat e PD për nxjerrjen e të dhënave personale nga e-Albania, SPAK nis verifikimet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026