Situata politike në Mal të Zi, Gjukanoviç mbështet koalicionin qeveritar me partinë e Abazoviç

15 Prill 2021 | 09:51

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç shprehet se shumë shpejt mund të formohet një koalicion i gjerë duke vlerësuar kapacitetin demokratik të Lëvizjes Qytetare URA drejtuar nga Dritan Abazoviç.

“Periudha kur Mali i Zi u nda në separatistë dhe unionistë është pas nesh, tani është ndarë në ata që e dëshirojnë atë në Evropë dhe ata që nuk e duan,” – u shpreh presidenti.

Siç thekson kreu i Shtetit, nacionalizmi i Serbisë së Madhe po përpiqet të ndikojë në mënyrë malinje në Malin e Zi nën moton e re të botës serbe, pa hequr dorë nga Serbia e madhe si një projekt  të cilit i është ndryshuar vetëm emri.

Presidenti malazez akuzoi qeverinë aktuale, duke thënë se është formuar nën kujdesin e Kishës Ortodokse Serbe.

Më 30 gusht te vitit te kaluar,  zgjedhjet parlamentare, i fitoi opozita, Fronti Demokratik proserb me kryeministër Zdravko Krivokapiç duke i dhënë fund qeverisjes së PartisëGjukanoviç, në pushtet prej vitit 1991.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026