Në pritje të lehtësimeve nga kufizimet, Franca vijon vaksinimin me Johnson, Greqia do të heqë karantinën për udhëtaret

15 Prill 2021 | 10:26

Më shumë se 100 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Francë.

Por, shpresa se kjo situatë do të përfundojë është e madhe pasi në 24 orët e fundit ka pasur një rënie të pacientëve të shtruar në kujdes intensiv, ndonëse rastet e reja të të infektuarve vijojnë të rriten.

Presidenti Macron vizitoi një njësi të psikiatrisë së fëmijëve në Reims, i vetëdijshëm për efektet që ka pandemia në adoleshentët dhe shëndetin e tyre mendor, qeveria e tij njoftoi se vaksina “Johnson&Johnson” do të shpërndahej pavarësisht pezullimit të saj në SHBA.

“Kjo vaksinë është autorizuar nga agjencitë shëndetësore evropiane dhe franceze dhe kështu që në këtë fazë kjo vaksinë padyshim që do të shpërndahet dhe administrohet në të njëjtat kushte si ato të planifikuara sot për vaksinën AstraZeneca, domethënë për njerëzit mbi 55-vjeç”, tha Gabriel Attal, zëdhënës i qeverisë franceze.

Në shtetet evropiane nisin të lehtësohen disi masat kufizuese.

Në Belgjikë kalimi i kufijve për turizëm ose ndonjë arsye tjetër jo thelbësore është ndaluar që nga fundi i janarit, por rregullat do të ndryshojnë nga e hëna.

Nga jave e ardhshme edhe Greqia ka në plan të heqë kufizimet e karantinës për udhëtarët që vijnë  nga BE dhe pesë vende të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, të cilët janë vaksinuar ose kanë test negativ për Covid-19,

Pesë kafene janë hapur për testime në Utrecht në një provë për të parë se si pub-et mund të hapen përsëri në planin afatgjatë pa qenë burim i infeksioneve.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz u përpoqën të rezervonin një tryezë dhe 3000 të tjerë ia dolën me kushtin që të dëshmonin  një test negativ të COVID-19.

Lexoni gjithashtu:

100 milionë vaksinime në Evropë, Von Der Leyen: 50 milionë doza të tjera nga Pfizer

Danimarka bëhet vendi i parë në Europë që braktis vaksinën AstraZeneca

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026