Të paktën 14 të vdekur nga përmbytjet në Bosnje

4 Tetor 2024 | 12:36

Të paktën 14 persona kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe “shumë të tjerë” janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.

Zëdhënësi i Qeverisë së Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK), Darko Juka, tha se trupat e pajetë të 14 viktimave janë gjetur.

“Kemi shumë njoftime për persona të zhdukur”, tha ai gjatë një konference për media në Mostar. Ai shtoi se situata më kritike është në zonën e Donja Jabllanica, që gjendet në rrugën nga Mostari për në Sarajevë.

“Një grua shtatzënë, foshnja e të cilës i vdiq në bark, është evakuuar nga zonat e përmbytura në jug të Bosnje e Hercegovinës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Llamija Duranoviq, drejtoreshë në spitalin e kantonit “Dr.Safet Mujiq”.

Bashkëshorti i saj gjithashtu është lënduar, por është jashtë rrezikut për jetën.

“Një fëmijë rreth dhjetë vjeçare është pranuar gjithashtu, i cili u soll me helikopterin e EUFOR-it. Ai nuk është në rrezik për jetë”, tha Duranoviq, duke shtuar se pacientët vazhdimisht po vijnë, dhe po transportohen me helikopterë ose mjete të shërbimit të emergjencës.

Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme më 4 tetor, Presidenca e Bosnje e Hercegovinës në mënyrë unanime u vendos që të angazhohen Forcat e Armatosura në Bosnje në komunën e Jabllanicës.

Ekipe të shpëtimit, njësi të tjera dhe një helikopter i ushtrisë u përfshin në përpjekjet për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve civile në përgjigje ndaj kësaj fatkeqësie natyrore.

Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës më herët tha se një helikopter i forcave të Bashkimit Evropian në Bosnje (EUFOR) po transporton nga Jabllanica personat e plagosur rëndë, tha Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026