Këtë fundjavë nis vaksinimi për punonjësit e sistemit të hotelerisë
Do të nisë këtë fundjavë vaksinimi për punonjësit e sistemit të hotelerisë.
Lajmi konfirmohet për Euronews Albania nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas Kryetarit të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa në vend ka rreth 40 mijë punonjës vetëm në sistemin e hotelerisë.
Ndërkohë burime për Euronews Albania bëjnë me dije se vaksinimi do kryhet në qendrat e përqendruara të çdo qyteti nisur nga dita e shtunë.
Në të gjithë vendin sektori i turizmit ka rreth 93 mijë punonjës.
Deri më tani vendi ynë ka siguruar mbi 2.5 milionë doza vaksinash kundër COVID.
Duke marrë parasysh se nevojiten dy injeksione për person, sasia e dozave të siguruara mund të mbulojë rreth 45% të popullsisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani në vend janë kryer 281,254 doza të vaksinës kundër Covid-19, duke mos-saktësuar sesa persona kanë marrë një dozë dhe sa të tjerë janë injektuar plotësisht.
Lexoni gjithashtu:
Rreth 45% e popullatës mund të vaksinohet me dozat e siguruara deri më sot
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta