LSI padi kundër Niko Peleshit për ‘shpërdorim detyre’, çështja dërgohet në SPAK

15 Prill 2021 | 12:27

Në Korçë duket se ka nisur lufta e ashpër e akuzave dhe kundërakuza midis partive politike.

Përpara disa ditësh ka qenë Endrit Braimllari, i pari i listës së LSI në Korçë, i cili ka kallëzuar SPAK ministrin Niko Peleshi, po ashtu dhe 3 drejtor të tjerë me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raportoi nga Korça se Braimllari ka akuzuar Petrika Tollguçin, drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Ilir Bajlozin, drejtor i Sigurimeve Shoqërore dhe Artur Qeramixhi, drejtor i OSHEE-së.

Nga ana tjetër, janë pikërisht drejtuesit e këtyre drejtorive, të cilët këtë mesditë kanë depozituar kallëzimin penal për shpifje dhe mashtrim ndaj sekretarit të përgjithshëm të LSI.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026