Ukraina vret shefin e centralit bërthamor të Zaporizhias

5 Tetor 2024 | 12:25

Shërbimi sekret ushtarak i Ukrainës ka marrë përsipër vrasjen e shefit të sigurisë në centralin atomik të Zaporizhias.

Agjencia postoi në kanalin e saj në rrjetin “Telegram”, duke treguar një makinë që shpërthente. Orë më vonë, Komiteti Investigativ Rus konfirmoi vdekjen e Andrei Korotkij.

Pala ukrainase shtoi se zyrtari ishte një kriminel lufte dhe kishte bashkëpunuar vullnetarisht me Moskën pasi kjo e fundit mori nën kontroll centralin në javët e para të luftës.

Ndërkohë, të paktën 3 persona, përfshirë një vajzë 6-vjeçare, mbetën të vrarë kur ushtria ruse goditi një makinë që transportonte gaz të lëngshëm në fshatin verior të Hirskut.

Autoritetet lokale deklaruan se sulmi bëri që cilindrat e gazit të shpërthenin, duke shkaktuar një zjarr që përfshiu edhe disa shtëpi.

Ndërsa në lindje të Ukrainës, banorët e lokalitetit Pokrovsk nisën riparimin e shtëpive pasi gjatë natës bombardimet ruse shkaktuan dëme të mëdha dhe plagosën 4 persona.

Konkretisht, ushtria ruse hodhi 6 bomba duke dëmtuar një godinë shumëkatëshe, tre shtëpi dhe një dyqan.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026