Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve
Numri i të vdekurve nga uragani Helene ka arritur në 227, ndërsa vijojnë përpjekjet për gjetjen e trupave vazhdojnë në juglindjen amerikane pas një jave të shkatërrimeve të rënda.
Uragani, i cili goditi më 26 shtator si një stuhi e kategorisë 4, shkaktoi përmbytje dhe shkatërrim të madh në gjashtë shtete, duke lënë miliona pa energji elektrike dhe shërbim telefonik.
Helene është uragani më vdekjeprurës që ka goditur Shtetet e Bashkuara që nga Katrina në vitin 2005, me rreth gjysmën e viktimave të regjistruara në Karolinën e Veriut.
Sipas zyrtarëve të FEMA-s, më shumë se 83,000 persona janë regjistruar për ndihma individuale, duke përfituar deri tani 27 milionë dollarë në ndihma.
Dëmet nga uragani Helene priten të arrijnë në rreth 100 miliardë dollarë, duke prekur gati 1.8 milionë shtëpi dhe biznese në shtatë shtete.
Ndihmat për të mbijetuarit janë të përqendruara në nevojat imediate, ndërsa ende ka shumë të tjerë të zhdukur.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta