Dom Gjergj Meta për zgjedhjet: Kush e shet votën me para, nuk ka më zë për të kërkuar llogari
Kisha Katolike në mesazhin e përcjellë për zgjedhjet e 25 prillit, ftoi qytetarët që ta ushtrojnë masivisht të drejtën e votimit. Në emër të gjithë Ipeshkve, në fjalën e tij Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta tha se nuk është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyshimtë.
“Kush e shet votën me para, ka shitur dinjitetin e vet dhe të familjes së tij dhe nuk ka më zë për të kërkuar llogari. Kush e blen votën me para duke përfituar nga varfëria ekonomike e votuesve nuk është i denjë të ulet në karrigen e deputetit. Si Ipeshkvi Nuk është rasti të votohen kandidatë me një të kaluar të dyfishtë. Integriteti moral i kandidatit duhet të jetë një kusht i domosdoshëm”, u shpreh Dom Gjergj Meta, sekretar i përgjithshëm i KISH-it
Në mesazhin e Kishës katolike u evidentuan edhe sfidat më të cilat do duhet të përballen ata që do qeverisin vendin pas zgjedhjeve të 25 prillit. Mes tyre sfida e pandemisë, rindërtimit, braktisja e vendit nga të rinjtë, por edhe korrupsioni dhe sistemi i drejtësisë.
“Sfida tjetër themelore e rëndësishme është forcimi i institucioneve që do dalin nga reforma në drejtësi, që ne e kemi në letër por që duhet të aplikohet sa më shpejt dhe me guxim. E fundit por jo për nga rëndësia, është lufta ndaj korrupsionit që është evidentuar edhe nga institucionet kombëtare si një plagë e rëndë dhe akute e shoqërisë tonë”, tha Dom Gjergj Meta.
Në përmbyllje Kisha Katolike bëri thirrje që qytetarët të mos e keqpërdorin votën pasi ky do ishte një dëm i madh për individin, familjen dhe vetë vendin.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta