Përmirësohet antikorrupsioni, raporti i “Greco” për 2020: Nga 10 rekomandime, janë plotësuar 9
Shqipëria ka përmbushur 9 nga 10 rekomandime e ‘Greco’, grupimi i shteteve kundër korrupsionit, që funksionon pranë Këshillit të Evropës. Ai publikoi raportin vjetor, për vitin 2020, duke vërejtur përmirësimin e praktikës ligjore.
Rekomandimet ishin ndarë në 3 shtylla kryesore dhe deri në fund të vitit që shkoi vendi ynë kishte përmbushur 100% të sugjerimeve për të luftuar korrupsionin e parlamentareve, nga 60% që kishte në 2018-n kur ishte bërë monitorimi i fundit.
Me këtë rezultat vendi renditet në krye të listës, krah Finlandës dhe Norvegjisë. 100% janë përmbushur edhe rekomandimet kundër korrupsionit të prokurorëve, nga 50 që ishte në 2018. E ulët megjithatë, mbetet puna kundër korrupsionit të gjyqtarëve, 67% e rekomandimeve të ‘Greco’ janë përmbushur, nga 0 që ishin në 2018.
Vlerësimi është bërë duke iu referuar ndryshimeve ligjore nga ky vit për t’i përshtatur me rekomandimet, por raporti nuk vëren impaktin e këtyre ligjeve në luftën ndaj korrupsionit.
Por në një raport periodik specifik për Shqipërinë, në fillim të dhjetorit 2020, ‘Greco’ vërente se niveli i korrupsionit mbetet i lartë si në sektorin publik ashtu dhe atë privat. ‘Duhet më shumë transparencë me financimin e partive, të vazhdohet reforma në drejtësi dhe vetingu në policinë e shtetit’, thuhet në raport.
Sa i përket kësaj të fundit në raport vërehet me shqetësim politizimi i saj dhe mungesa e transparencës tek donacionet që vinin në adresë të policëve apo strukturës në përgjithësi.
Që prej 2001-shit, Shqipëria është pjesë e ‘Greco’.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta