Motra e Kim Jong Un paralajmëron Korenë e Jugut për katastrofë të tmerrshme

13 Tetor 2024 | 09:50

Kim Yo Jong, motra e liderit koreano-verior, Kim Jong Un, ka paralajmëruar Korenë e Jugut për “katastrofë të tmerrshme” nëse dërgon dronë sërish në Korenë e Veriut.

Të shtunën, Koreja e Veriut ka pretenduar që Seuli ka dërguar në Phenian dronë të kontrolluar prej larg, me pamflete kundër koreanoveriorëve, tri herë në javën e fundit.

Autoritetet në Seul kanë thënë se nuk mund të konfirmojnë nëse pretendimet e Koresë së Veriut janë të vërteta.

“Në momentin që një dron i [Republikës së Koresë] zbulohet në qiellin e kryeqytetit tonë sërish, kjo do të çojë në një katastrofë të tmerrshme”, ka thënë Kim Yo Jong, sipas medias shtetërore koranoveriore.

“Personalisht lutem që të mos ndodhë diçka asisoj”.

Tensionet janë rritur në Gadishullin Korean, pasi Pheniani ka rritur dukshëm numrin e testimeve raketore në dy vjetët e fundit, duke ashpërsuar retorikën kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Ndërkohë, koreanoveriorët e kanë rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë.

Javën e kaluar, zyrtarë koreanoveriorët kanë thënë se do t’i mbyllin të gjitha rrugët dhe lidhjet hekurudhore me Korenë e Jugut, dhe që do t’i fortifikojnë kufijtë.

Sipas ushtrisë së Seulit, Pheniani ka vendosur mijëra mina tokësore në zonën kufitare, në muajt e fundit.

Në fund të vitit 2023, Kim Jong Un i ka përshkruar marrëdhëniet ndërkoreane si ato në mes të dy vendeve ndërluftuese.

Ai ka kërkuar që Koreja e Jugut të shpallet armiku kryesor edhe në Kushtetutën socialiste të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026