Klerikët mesazh për zgjedhjet, Kisha katolike: Mos votoni kandidat të dyshimtë. KMSH: Ruani dinjitetin
10 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare, si asnjëherë më parë për mbarëvajtjen e procesit dhe mos shitjen e votës janë përfshirë edhe komunitetet fetare.
Fillimisht ishte kisha katolike që në mesazhin e përcjellë për zgjedhjet e 25 prillit, ftoi qytetarët që ta ushtrojnë masivisht të drejtën e votimit.
Në emër të gjithë Ipeshkve, në fjalën e tij Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta tha se nuk është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyshimtë.
“Kush e shet votën me para, ka shitur dinjitetin e vet dhe të familjes së tij dhe nuk ka më zë për të kërkuar llogari. Kush e blen votën me para duke përfituar nga varfëria ekonomike e votuesve nuk është i denjë të ulet në karrigen e deputetit. Si Ipeshkvi, nuk është rasti të votohen kandidatë me një të kaluar të dyfishtë. Integriteti moral i kandidatit duhet të jetë një kusht i domosdoshëm”, u shpreh Dom Gjergj Meta.
Kjo deklaratë, u pasua edhe nga një reagim tjetër nga Komuniteti Mysliman Shqiptar i cili kërkon nga qytetarët që të ruajnë dinjitetin dhe të mos shesin apo blejnë votën.
“Qëndrimi ynë për përkatësitë politikë është si gjithmonë, neutral, por ajo që është e rëndësishme për ne, është procesi. Ne dëshirojmë që fushata elektorale të kalojë e qetë dhe korrekte. Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor”, u tha në reagimin e Komunitetit Mysliman.
Reagimi i KMSH është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga dy ambasadorët, Yuri Kim dhe Luigi Soreca.
Diplomati i Bashkimit Europian shkruan se zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë të lira dhe të ndershme, si dhe verdikti i popullit të pranohet nga të gjitha palët.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta