Marrja e të dhënave të llogarisë bankare të Melonit, reagon kryeministrja italiane

14 Tetor 2024 | 09:50

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë një interviste për “Canale 5”, foli mbi hakimin e llogarisë së saj bankare nga një ish-punonjës i bankës Intesa San Paolo. Ajo sugjeroi se ekziston një treg i paligjshëm informacioni, ku zyrtarë publikë dhe privatë sigurojnë dhe shesin të dhëna sensitive, me mundësi që këto të përdoren për shantazh.

Meloni theksoi se financat e saj janë hetuar më parë dhe nuk është gjetur asnjë gjë e paligjshme. Ajo shtoi gjithashtu se viktima të përgjimeve të tilla bankare janë shpesh politikanët e djathtë dhe sugjeroi se mund të ketë grupe presioni që synojnë të largojnë ata që nuk mund të manipulohen. Sipas saj, këto përpjekje nuk do të kenë sukses.

“Janë mijëra persona që janë viktima të këtyre përgjimeve të paligjshme bankare. Nëse më pyesni pse, për sa u përket politikanëve, janë thuajse të gjithë të qendrës së djathtë. Do të përgjigjem se në gjithë këtë dramë ka një lajm të mirë: që më kanë kaluar jetën me skaner dhe nuk gjetën asgjë. Kjo, ndoshta, është arsyeja pse jam aq shumë e pakompleksuar nga kjo histori. Ndoshta ka grupe presioni në vendin tonë. Këto grupe nuk duan të pranojnë që në qeveri ëhstë dikush që nuk i nënshtrohet presionit, që nuk mund të bëhet objekt shantazhi dhe mundohen, ndoshta, ta heqin me mënyra të tjera. Por kam frikë se nuk do të kenë sukses”, nënvizoi Meloni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026