Mesazhi i klerikëve për zgjedhje, Shtjefni: Përgjegjësia më e madhe, ndërgjegjësimi i njerëzve

16 Prill 2021 | 09:26

Mark Shtjefni, zëdhënës i konferencës Ipeshkvore tha në Euronews Albania se pjesëmarrja aktive në votime me përgjegjësi është një nga mesazhet më të rëndësishme që klerikët duan të përcjellin këto zgjedhje.

Sa i takon tundimit të shitjes së votës, kur kemi të bëjmë me njerëz në vështirësi ekonomike, Shtjefni sqaroi se kjo lidhet drejtpërdrejt me vullnetin e njerëzve dhe dëshirën për të ruajtur dinjitetin personal.

“Nëse unë e shes votën, nuk kam asnjë lloj të drejtë më, të kërkoj llogari se përse ato premtime elektorale të bëra gjatë fushatës nuk po zbatohen,” – u shpreh kleriku.

Ndërkaq, ai theksoi se shitja e votës nuk mund të quhet një mëkat që pastaj ti të rrëfehesh apo agjërosh dhe ky “mëkat” do të falet. E gjitha, sipas Mark Shtjefnit lidhet me ndërgjegjësimin, në mënyrë që të kuptohet se shitblerja e votës dhe korrupsioni janë gabim.

Kleriku përsëriti edhe njëherë se apeli për vlerësimin e votës dhe ruajtjen e saj për ta shfrytëzuar në favor të kandidatit që qytetarët preferojnë, do të vijojë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026