Nisma për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Miftaraj: Në kundërshtim me Kushtetutën, mungesë vizioni e ‘Kurtit’

16 Prill 2021 | 10:14

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Sipas kryeministrit Kurti derisa procesi i Vettingut në drejtësi të realizohet, duhet të veprojmë, prandaj po sjellim një ligj të ri, i cili heq të gjitha pengesat për luftimin e kriminalitetit.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi e cilësoi nismën në kundërshtim me Kushtetutën dhe kodin e procedurës penale, ndaj sipas tij kritikat e shoqërisë civile dhe ndërkombëtare janë drejtuar ndaj tij.

“Kjo është në kundërshtim me kushtetutën sipas të cilës vetëm prokurorët dhe policia mund të bëjë hetime. Ne e kemi thënë se me këta gjyqtarë dhe prokurorë do të jetë e vështirë të çohet para një  iniciativë e tillë. Kjo qeveri, në mungesë të vizionit dhe në injorancë kërkon krijimin e institucioneve të reja në vend të bëjë efikase këto që janë”, tha z. Miftaraj.

Sipas tij, ajo që i ka munguar Kosovës është mungesa e vullnetit politik dhe mungesa e vullnetit nga ana e prokurorëve dhe gjyqtarëve për të konfiskuar pasuritë e paligjshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026