“Thuaj jo qeseve plastike”, nisma nga personat me aftësi të kufizuara në Kosovë për mbrojtjen e ambientit

16 Prill 2021 | 14:11

Personat me aftësi të kufizuara në Kosovë kanë nisur një fushatë për mbrojtjen e mjedisit nën moton “Thuaj jo qeseve plastike”.  Fushatës i është bashkuar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili theksoi se duhet krijuar një paketë ligjore për mbrojtjen e ambientit.

“Edhe duhet të kujdesemi për ata të cilët janë më të varfër, më të dobët, të sëmurë apo me nevoja të veçanta por njëkohësisht edhe duhet të kuptojmë që burimet natyrore janë të fundme dhe ato janë edhe mjedis jetësor e jo vetëm lëndë e parë për teknologji. Andaj edhe kjo iniciativë është shumë e mirë, ne kemi nevojë për përgjegjësi institucionale dhe vetëdijesim shoqëror. Ajo çka duhet të bëjmë është të krijojmë një grup punues në të cilin marrin pjesë ministra të caktuara me komision parlamentar por gjithashtu edhe shoqëria civile dhe bizneset, në mënyrë që ta bëjmë një paket legjislative për mbrojtjen e ambientit”, tha kryeministri Kurti.

Kjo fushatë synon mbrojtjen e mjedisit duke mos përdorur qeset plastike por njëkohësisht edhe promovimin dhe mbështetjen e punës së personave me aftësi të kufizuara.

Drejtori i shoqatës “Handikos”, Afrim Maliqi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të ndikojnë në eliminimin e qeseve plastike.

“Ne mendojmë që ju si institucione dhe qeveri do të ndikoni që të zbatohet edhe ligji, të eliminohen qeset e plastikës apo të shiten me para qeset e plastikës, sikur që ka përvoja në vendet e tjera të Bashkimit Evropian por edhe në rajon, gjithsesi duke u mbështetur në ju dhe zotimet e juaja që i keni dhënë që qytetarët do të jenë të barabartë të gjithë[…]Këto janë të punuara prej vet personave me aftësi të kufizuar këto torba, thjeshtë mbrojtja e ambientit ka të bëjë me të gjithë qytetarët pa dallim dhe të arrijmë barazinë qytetare që edhe personat me aftësi të kufizuar të jenë jo vetëm të barabartë por edhe pjesëmarrës në të gjitha proceset”, u shpreh Afrim Maliqi, Drejtues i shoqatës “Handikos”.

Në mbështetje të fushatës në fjalë, ishte edhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artanë Rizvanolli, e cila premtoi ndihmë për personat me aftësi të kufizuara për t’i integruar në tregun e punës.

“Unë kam edhe një përvojë në fushën e punësimit dhe e di mirë se cilat janë pengesat, e di gjithashtu mirë se korniza ligjore ekzistuese nuk shfrytëzohet mjaftueshëm dhe është shkelë deri tash fatkeqësisht edhe nga vet qeveria e Kosovës dhe institucionet publike dhe kjo është minimum i minimumit që ne mund të bëjmë për promovimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, por absolutisht kjo nuk është krejt çka mund të bëjmë dhe kjo duhet të jetë vetëm pika startuese ku ne e shohim vetën mirëpo ndihma që mund të ofrohet është shumë më e madhe”, tha ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artanë Rizvanolli.

Fushata e cila do të vijojë për disa ditë të promovohet në sheshin kryesor të Prishtinës, ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve që të mos përdorin më qese plastike.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026