SHBA merr masa në kufi kundër emigrantëve të paligjshëm
Vetëm disa javë para ditës së zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, siguria kufitare vazhdon të jetë një temë kryesore debate.
Në Arizona, kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës kalon përmes shkretëtirës Sonoran, një ambient i rrezikshëm për emigrantët.
Martin Whelan, një agjent i Patrullës Kufitare, shpjegon se “pengesa e parë është terreni, sidomos në Tucson, që është shumë i vështirë. Nxehtësia rrit rreziqet e udhëtimit.”
Whelan thekson se sfidë për emigrantët është muri kufitar, por gjithashtu përdoren teknologji si kamerat dhe sensorët për të ndihmuar në kapjen e atyre që kalojnë kufirin.
Pavarësisht këtyre masave, një numër rekord emigrantësh kaluan kufirin jugor në vitin 2023.
Robert Ortiz, një tjetër agjent i Patrullës Kufitare, thotë se pas njoftimit zyrtar, shifrat e kalimeve kanë rënë, duke iu referuar një urdhri ekzekutiv të Presidentit Joe Biden që ashpërsoi kufizimet për emigrantët dhe azilkërkuesit.
“Ky urdhër na ndihmon në largimin e tyre dhe përshpejton shumë procese,” thotë Ortiz.
Patrulla Kufitare raporton se në zonën e Nogales kanë kaluar njerëz nga mbi 150 vende të ndryshme, me një rënie të emigrantëve nga vendet afrikane dhe aziatike.
Ortiz shpjegon se mesazhet mbi pasojat e kalimeve të paligjshme kanë ndikuar në këtë rënie.
Ndërkohë, Patrulla Kufitare do të vazhdojë përpjekjet për të parandaluar kalimet e paligjshme kufitare, ndërsa emigracioni mbetet një nga çështjet kryesore në prag të zgjedhjeve presidenciale.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta