14% e punësimeve të paligjshme, bashkitë emëruan pa konkurs 891 nëpunës në vitin 2020

16 Prill 2021 | 16:47

Në bashkitë e vendit, gjatë vitit 2020, 14 % e punësimeve në shërbimin civil janë kryer në kundërshtim me ligjin. Kukësi, Gjirokastra e Elbasani janë qarqet, ku dominojnë emërimet pa konkurrim paraprak.

Emërimet e paligjshme për nëpunësit civilë në bashkitë e vendit u fiksuan në 14 për qind. Komisioni i Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, ka zbardhur raportin që zbulon se 891 punësime janë kryer pa konkurs, me emërim nga kryetari i Bashkisë. Po ashtu, , gjatë mbikëqyrjes u konstatua se në administratën e bashkive, janë rreth 6090 pozicione pune në shërbim civil, që zëne rreth 30% të numrit të përgjithshëm të administratës vendore, prej të cilave 10% nuk u plotësuan. Në rang qarku, Kukësi, Gjirokastra e Elbasani  kryesojnë për volumin e emërimeve pa konkurs, ndërsa Durrësi e Korça, kanë ndjekur procedurat e konkurrimit të kandidatëve, sipas ligjit në fuqi.

Raporti evidenton edhe rastet kur punonjësit e pushuar nga puna, kanë ngritur padi dhe deri datën 31 dhjetor 2020, për administratën vendore janë evidentuar 222 vendime gjyqësore, në favor të nëpunësve, të cilët kanë fituar të drejtën për t’u rikthyer në shërbimin civil. Në 12 këshilla qarku, janë evidentuar 79 vendime formës së prerë, pas cilave, nëpunësit civilë janë regjistruar në listë pritje dhe kanë filluar të likuidohen sipas detyrimeve financiare që rrjedhin nga vendimet gjyqësore.  Për këto vendime, njësia përgjegjëse ka vepruar në 56 raste, duke riemëruar nëpunësit që kanë fituar gjyqin dhe 23 raste vijojnë ende të jenë në listë pritje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026