Sanchez kundër ”Itali-Shqipëri”: Modeli nuk i zgjidh problemet, krijon të tjera

18 Tetor 2024 | 13:22

“Pozicioni ynë është i qartë: nuk jemi në favor të formulave të tilla”. Me këto fjalë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez është shprehur kundër modelit italo-shqiptar për zgjidhjen e çështjes së emigracionit.

“Modeli i Shqipërisë nuk e zgjidh problemin, madje krijon probleme të tjera. Ne jemi për një vizion më të gjerë ndaj çështjes së emigracionit, duke mbështetur bashkëpunimin me vendet e origjinës, në mbështetje të emigracionit të rregullt”, ka deklaruar Sanchez.

Sipas tij, propozimi spanjoll për emigracionin bazohet tek humanizmi. “Një emigracion i kontrolluar dhe i përgjegjshëm është përgjigjja e duhur ndaj këtij problemi që ka përfshirë Spanjën dhe Evropën. mirëqenia jonë varet nga politikat migratore”, ka thënë Sanchez në përfundim të mbledhjes së Këshillit të BE-së.

Ai ka shtuar se qeveria spanjolle i ka idetë e qarta sa i takon fenomenit migrator. “Nëse nuk jemi koherent më parimet tona do të humbasim luftën morale dhe po ashtu do të humbasim të gjithë si evropianë”, ka nënvizuar më tej Sanchez.

Më tej kreu i qeverisë spanjolle ka kritikuar qasjen e disa vendeve si Hungaria ndaj çështjes së emigracionit. “Hungaria prej kohësh po mban peng politikat evropiane. Ajo nuk po i përgjigjet nevojave që kemi”, ka shtuar Sanchez.

Në fundjavë, edhe Polonia e Donald Tusk doli kundër pranimit të kuotës së emigrantëve, duke deklaruar se nuk do të lejojë asnjë refugjat që kërcënon sigurinë e vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026