“Është një ëndërr”, publikohen mesazhet e fundit të Liam Payne me miken e tij

19 Tetor 2024 | 16:54

Së fundmi janë publikuar mesazhet e fundit që Liam Payne ka shkëmbyer me miken e tij të ngushtë disa orë para vdekjes së tij.

Jodie Richards i jepte mësim ish- anëtarit të “One Direction” në kompaninë e saj të arteve interpretuese.

Payne i kishte dërguar mesazh Jodie të hënën për ta pyetur atë se çfarë po bënte.

Ajo u përgjigj duke thënë se ishte me djalin e saj, Jackson, në një palestër, dhe ai u përgjigj “mirë”.

Artisti më vonë i dërgoi asaj një foto të tij të ulur në s në dhomën e tij të hotelit në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires.

Pasi ajo mori lajmin për vdekjen e Payne, i dërgoi atij mesazh.

“Të lutem më thuaj që kjo nuk është e vërtetë dhe kur të zgjohem, jam i sigurt se gjithçka do të jetë një ëndërr”.

Të mërkurën, kantautori  ra nga kati i tretë i dhomës së tij të hotelit në Hotel në Agjentinë.

Policia tha në një deklaratë se rënia e Payne rezultoi në “lëndime jashtëzakonisht të rënda”, me mjekët që konfirmuan vdekjen e tij në vend.

Sipas mediave të huaja, policët shkuan në hotel pasi morën një thirrje anonime se një burrë agresiv mund të ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.

Ndërsa kreu i sistemit mjekësor të urgjencës shtetërore ka bërë me dije se Payne ra 13 ose 14 metra dhe “pësoi lëndime të rënda që provokuan vdekjen e tij të menjëhershme”.

Autoritetet po hetojnë rrethanat rreth vdekjes së artistit dhe se po kryhet një autopsi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026