Zgjedhjet e 26 tetorit shihen gjerësisht si një sprovë për Gjeorgjinë, nëse vendi do të kthehet në orbitën e Rusisë apo do të ruajë orientimin pro-perëndimor.
Vitin e kaluar BE-ja i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat, një fazë e parë drejt anëtarësimit përfundimtar. Por marrëdhëniet janë përkeqësuar ndjeshëm që kur ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ miratoi një ligj për “agjentët e huaj” në maj, për të cilin kritikët thonë se është tregues se vendi po rikthehet tek Rusia.
Mijëra gjeorgjianë u mblodhën në Sheshin e Lirisë të dielën për të mbështetur katër grupet kryesore të opozitës pro-perëndimore që konkurrojnë fundjavën e ardhshme.
Presidentja Zourabichvili, e cila ka fuqi kryesisht ceremoniale, u zgjodh në vitin 2018 me mbështetjen e ‘Ëndrrës Gjeorgjiane’, por që atëherë është bërë një nga kritiket më të forta të saj.