Seuli i kërkon Rusisë të largojë ushtarët e Koresë e Veriut

21 Tetor 2024 | 13:07

Koreja e Jugut ka thirrur ambasadorin rus, duke kërkuar “tërheqjen e menjëhershme” të trupave të Koresë së Veriut, të cilat thotë se po trajnohen për të luftuar në Ukrainë.

Rreth 1,500 ushtarë të Koresë së Veriut, përfshirë ata nga forcat speciale, kanë mbërritur tashmë në Rusi, sipas agjencisë së spiunazhit të Seulit.

Në një takim me ambasadorin Georgiy Zinoviev, zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut Kim Hong-kyun denoncoi masën dhe paralajmëroi se Seuli do të “përgjigjet me të gjitha masat në dispozicion”.

Zinoviev tha se do të transmetonte shqetësimet, por theksoi se bashkëpunimi midis Moskës dhe Phenianit është “brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026