“Kemi buxhet për vaksinat”, ministri Vitia: Negociatat dhe kontratat janë konfidenciale
Një lajm i publikuar në mediat kosovare, se Qeveria Kurti ka shtyrë për në shtator nënshkrimin e kontratës me Biontech/Pfizer, për sigurimin e vaksinave për popullatën, ka sjellë menjëherë reagimin e Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, duke dalë në një konferencë për shtyp para gazetarëve.
Duke e cilësuar çështjen si shumë të ndjeshme, ministri Vitia është shprehur se ky proces mbrohet nga konfidencialiteti dhe lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta dhe të dëmshme.
“Lajmi i publikuar në ‘Gazetën Insajderi’ është i pavërtetë, dëmshëm, dhe dashakeq. Është i pavërtetë sepse ata që janë siguruar me kinse informacione zyrtare janë krejtësisht të pasaktë. Ne nuk mund të flasim për progresin që kemi bërë me sigurimin e vaksinave, sepse kjo çështje është strikt, konfidenciale. Edhe ata që kanë rrjedhur çfarë do çerek lajmi sipas tyre, e kuptojnë se këto të dhëna janë konfidenciale”, ka deklaruar Vitia.
Në vazhdim të pyetjeve të bëra nga gazetarët, ministri Vitia nuk ka dhënë detaje mbi kompanitë me të cilat po negociohet. Por, ai siguroi se ka buxhet të mjaftueshëm.
“Ka buxhet të mjaftueshëm dhe buxheti nuk ka qenë në asnjë moment problemi sa i përket sigurimit të vaksinave”, tha ai më tej.
Në përfundim të konferencës për shtyp, ministri Vitia ftoi prokurorinë të hetojë mbi informacionet e rreme që qarkullojnë mbi çështje kaq delikate, që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve.
“Procesi i sigurimit dhe furnizimit me vaksina nuk është lojë. Vaksinat janë çështje e rëndësisë dhe sigurisë kombëtare, sepse kemi të bëjmë me shëndetin publik të qytetarëve tanë. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave, ke rrezikuar shëndetin e qytetarëve, e për këtë shteti duhet të kërkojë llogaridhënie. Ne ftojmë Prokurorin e Shtetit që të mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve. Dhe të veprojë nga kujtdo që dëmton një proces kaq delikat, por kaq jetik gjithashtu”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta