“Trump, një fashist”, ish-presidenti replikon me Harris: Ke mendje të deformuar
“Jam e bindur që Tramp është një fashist”.
Me këto fjalë u është drejtuar Kamala Herris votuesve në takimin elektoral në shtetin e Pensilvanisë.
“Këtë nuk e mendoj vetëm unë, por edhe njerëzit që kanë punuar me të”, ka vijuar zëvendës presidentja amerikane, duke cituar ish-shefin e personelit të Tramp, Xhon Kelli.
“Tramp nuk do ta mbrojë Kushtetutën amerikane, ai do ta vrasë atë”, ka thënë kandidatja demokrate, duke shtuar se ish-presidenti ka hartuar tashmë një listë me armiqtë e tij për të marrë hak.
“Ai do të sulmojë kundërshtarët e tij politikë, ose gazetarët. Disa herë ka thënë se do të përdorë ushtrinë kundër armiqve të brendshëm”, ka shtuar Herris.
Nga ana e tij, Tramp është përgjigjur duke thënë se Herris ka një mendje “të deformuar” dhe përbën “një kërcënim për demokracinë”.
Në një tubim në lokalitetin Dalath të shtetit të Xhorxhias, Tramp i bëri thirrje turmës që të dalë të votojë kundër kandidates demokrate.
Në fushatën e Tramp është përfshirë edhe djali i tij i madh, i cili është fotografuar në një dyqan armësh në shtetin “e lëkundur” të Arizonës.
Në këtë mënyrë, Tramp Xhunior është përpjekur të bëjë për vetë atë pjesë të votuesve amerikanë që mbështesin lirinë e armëmbajtjes, e kontestuar pas masakrave të shumta në shkolla e jo vetëm.
Ndërkohë, numri i amerikanëve që tashmë kanë hedhur votën e tyre në mbarë Shtetet e Bashkuara ka arritur në 26.5 milionë, sipas të dhënave të Universitetit të Floridës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta