Seuli kritikon Moskën për ratifikimin e traktatit të mbrojtjes me Phenianin

25 Tetor 2024 | 09:18

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka shprehur “shqetësim të thellë” më 25 tetor, pasi Rusia ratifikoi traktatin e saj të mbrojtjes me Korenë e Veriut, duke i bërë thirrje sërish Moskës që të ndalë “bashkëpunimin e paligjshëm” me Phenianin.

Të enjten, ligjvënësit rusë votuan në mënyrë unanime për ratifikimin e traktatit të mbrojtjes me Korenë e Veriut që ofron “ndihmë të ndërsjellë” nëse ndonjëra palë përballet me agresion.

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mijëra trupa të Koresë së Veriut po trajnohen në Rusi, ndërkaq Ukraina tha gjatë kësaj jave se ushtarët kanë arritur “në zonën e luftës” në rajonin kufitar rus të Kurskut.

Koreja e Veriut dhe Rusia paraprakisht kanë mohuardislokimin e trupave koreanoveriore.

Seuli “shpreh shqetësim të thellë për ratifikimin nga Rusia të traktatit të mbrojtjes me Korenë e Veriut në mes të dislokimit të vazhdueshëm të trupave të Koresë së Veriut në Rusi”, tha Ministria e Jashtme përmes një njoftimi.

Në njoftim u tha se Qeveria koreanojugore “bën thirrje që trupat e Koresë së Veriut të tërhiqen menjëherë dhe të ndalet bashkëpunimi i paligjshëm”.

“Qeveria do të punojë së bashku me komunitetin ndërkombëtar për një përgjigje të fuqishme ndaj bashkëpunimit ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme, teksa ky bashkëpunim ushtarak vazhdon”, u tha në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026