“Të punojmë kundër kolonive të Perëndimit”- Çfarë deklaroi Vulin në BRICS

25 Tetor 2024 | 10:22

Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin deklaroi në ditën e fundit të samitit të BRICS në Kazan se kjo organizatë ka një detyrim historik për të përmbushur shpresat e ngritura dhe për të forcuar bashkëpunimin kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe “revolucioneve me ngjyra.”

Gjatë pjesëmarrjes në seancën plenare të samitit, të kryesuar nga presidenti rus Vladimir Putin, Vulin theksoi se ndryshimet globale të shkaktuara nga unipolariteti kanë afruar botën “në prag të shkatërrimit” dhe se BRICS ka një rol të rëndësishëm për rivendosjen e ekuilibrit dhe të një sistemi ndërkombëtar me rregulla të qarta.

“BRICS ka detyrimin historik për të justifikuar shpresën që ka zgjuar, të punojë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe revolucioneve me ngjyra, përmes të cilave Perëndimi anulon vlerat demokratike dhe vendos qeveri që shndërrojnë vendet e tyre në koloni,” tha ai.

Vulin shtoi se termat “Jugu Global” dhe “Perëndimi Global” nuk përcaktojnë vetëm gjeografi, por vlera të përbashkëta që bashkojnë pjesëmarrësit e samitit, duke theksuar se takimi i gjashtëmbëdhjetë i BRICS ka treguar që është “e pamend” të besohet se Rusia mund të izolohet, Kina të frikësohet ose Serbia të pengohet të zgjedhë miqtë e saj.

“Fuqia e pakufizuar u kthye në krim kur NATO sulmoi Serbinë në 1999, pa kërkuar miratimin e Kombeve të Bashkuara, me forcën si justifikim të vetëm. NATO atëherë u përpoq të shkatërronte Serbinë, por Serbia mbijetoi. Megjithatë, ai veprim shkatërroi të drejtën ndërkombëtare,” shtoi Vulin.

Në margjinat e samitit, i cili u mbajt nga 22 deri më 24 tetor, Vulin falënderoi shërbimet speciale ruse për informimin e hershëm mbi përgatitjet e trazirave të 10 gushtit, që synonin përmbysjen e udhëheqjes së Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026