Zelensky: Rusia do dërgojë ushtarë koreano-veriorë në betejë brenda disa ditësh
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar të premten se Rusia e ka ndër mend të dërgojë trupa nga Koreja e Veriut në vijën e parë të luftës nga 27 tetori.
Një ditë më herët, shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se njësitet e para koreano-veriore, të stërvitura në Rusi, janë dërguar tashmë në rajonin e Kurskut, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën.
Forcat ukrainase e nisën një inkursion të madh në gusht në Kursk dhe kanë kapur territor atje.
Kievi thotë se ky territor po përdoret si zonë e sigurisë kundër sulmeve të Rusisë në Ukrainë.
Zelensky tha të premten se “ushtarët e parë nga Koreja e Veriut pritet të dërgohen nga Rusia në zonat e luftës së shpejti, më 27-28 tetor”. Ai e cilësoi këtë si “përshkallëzim të pastër nga Rusia”.
“Bota mund ta shohë qartazi qëllimin e vërtetë të Rusisë, që është vazhdimi i luftës”, tha ai.
“Për këtë arsye, një reagim i fuqishëm nga liderët globalë është thelbësor”, shtoi ai.
Shtetet e Bashkuara thanë më 23 tetor se 3.00 ushtarë koreano-veriorë janë dërguar në Rusi.
I pyetur nëse ka trupa koreano-veriorë në Rusi, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, as nuk e pranoi, e as nuk e mohoi.
I pyetur për fotografitë satelitore të trupave gjatë një konference pas një samiti në Kazan të Rusisë, Putini tha se “fotografitë janë gjë serioze, nëse ka fotografi, atëherë ato pasqyrojnë diçka”.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë