Lufta tregtare BE-Kinë, konjaku dhe vera franceze në qendër të konfliktit financiar
Qyteti prodhues i verës dhe pijeve tradicionale franceze, Konjak, është epiqendra e luftës tregtare mes BE-së dhe Kinës. Që nga mesi i tetorit, Pekini ka vendosur masa të përkohshme për pijet e markave evropiane.
Lëvizja erdhi pasi Komisioni Evropian deklaroi se do të vendoste tarifa shtesë mbi automjetet elektrike kineze. Tani, ankthi dhe shqetësimi ndaj qeverisë franceze po rriten mes prodhuesve të verës dhe jo vetëm.
“Po mbahemi peng në një përplasje mes BE-së dhe Kinës për makinat elektrike dhe konjaku nuk ka lidhje me këtë. Ne po sakrifikohemi, por mund ta ndryshojmë situatën. Ne i bëjmë thirrje qeverisë sonë që të gjejë zgjidhje dhe të afrohet me Kinën për të diskutuar problemin. Kina është tregu ynë më i madh në aspektin e vlerës dhe i dyti në atë të volumit”, thotw Florent Morillon, kryetar i Shoqatës Ndërprofesionale të Konjakut, Francë.
Tarifat doganore ndaj Kinës pritet të rriten me 35%. Franca pritet të jetë vendi më i prekur nga ky vendim, pasi Kina importoi prej saj 99 për qind të pijeve vitin e kaluar, me vlerë 1 miliard euro.
Paralelisht me motin e keq dhe korrjet këtë vit, prodhuesit e konjakut druhen se vendimi mund të kërcënojë të ardhmen e tyre.
“Po të shtojmë taksat kineze, që mund të bëjnë që të humbasim tregun e dytë më të madh, do të ketë pasoja katastrofike për të gjithë operatorët, prodhuesit e verës, tregtarët dhe gjithë industrinë”, shprehet Anthony Brun, kryetar i sindikatës së prodhuesve të konjakut.
Pije tradicionale evropiane si Armanjaku, grapa italiane dhe pijet alkoolike me bazë rrushi do të mbitaksohen nga Kina.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet