“Nuk jam këtu si VIP, por si nënë”, Beyonce në mitingun e Kamala Harris në Houston

27 Tetor 2024 | 13:11

Këngëtarja me famë botërore Beyonce shfaqet për herë të parë në një miting të kandidates demokrate Kamala Harris.

Ajo u ndal te një nga çështjet më të ndjeshme për amerikanët, ajo e abortit, ku tha “Unë jam këtu si nënë”.

“Për të gjithë burrat dhe gratë në këtë tubim, por edhe ata që na shohin përmes ekranit, ju them se ne kemi nevojë për ju. Ne duhet të votojmë”, tha Beyonce para një turme prej 30,000 njerëzish në stadiumin e hapur Shell Energy në Hjuston.

Ndërsa Harris u shpreh se nëse Donald Trump fiton përsëri, ai do të ndalojë abortin në mbarë vendin.

Nën sfond është luajtur kënga e Beyonce, e titulluar “Freedom”.

Harris renditi ndikimet e shumta të ndalimeve të abortit si ai në Teksas, të cilin ajo e quajti bazë zero për të drejtën për liri riprodhuese.

Harris e ka përqendruar fushatën e saj në temën e lirisë. Në ditët e fundit të fushatës, ajo e ka përshkruar Trumpin si një kërcënim. Në fillim të kësaj jave, Harris u shpreh se Trump ishte një “fashist”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026