Akuza për keqmenaxhim të pandemisë, shifrat e lartë, opozita në RMV në protestë

18 Prill 2021 | 12:16

Opozita maqedonase ka protestuar dje para Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me gjendjen e rënduar nga pandemia e coronavirus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë numri i të vdekurve me coronaviurs ka arritur në 4 mije e 388.

Në tri javët e fundit,  numri i viktimave ka lëvizur mes 30 dhe 50 personash, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë. Në spitale po trajtohen rreth 1.700 pacientë, shumica në gjendje të rënduar.

Korrespondenti i Euronews Albania në RMV, Benjamin Arifi tha se sipas opozitës, qeveria nuk ka bërë sa duhet të për siguruar vaksinat për të bërë të mundur imunizimin e popullsisë dhe marrjen e masave parandaluese për të shmangur infektimet.

“Me mbi 146 mijë infektime dhe 4388 viktima RMV është ndër shtetet më të prekura në botë sa i përket numrit të vdekjeve.

Situata është e vështirë, pasi janë 1687 të shtruar, dhe ka vetëm 330 shtretër të lirë në të gjithë shtetin. Sipas MSH, piku ka kaluar dhe gradualisht po shkohet drejt rënies së numrit të rasteve. Versioni optimist thotë se shtretërit në spitale do fillojnë të lirohen dhe numri i raste do vijë në rënie”, raportoi korrespondenti i Euronews Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026