Kryetari i Shoqatës së Transporteve, Memaj thotë se ky sektor duhet të ishte vaksinuar pas mjekëve

19 Prill 2021 | 10:03

Kryetari i Shoqatës së Transporteve, Dashnor Memaj tha për Euronews Albania se që në momentet e para që është thënë se do vijojë vaksinimi masiv, ata kanë qenë të parët që kanë kërkuar të bëhen pjesë e procesit.

Ai pohoi se priste të ishin të parët që do të vaksinoheshin pas mjekëve, teksa solli në vëmendje se individët që punojnë pranë transportit publik sipas INSTAT janë 14 mijë.

“Te shoqata jonë aderojnë diku te 70% e sektorit të transportit nga Tirana, Durrësi dhe segmenti i veriut,” – u shpreh Memaj.

Sipas tij, nuk është bërë asnjë komunikim me ministrinë, madje u desh që të bëhej publike dhe letra ku ministrisë së Shëndetësisë i kërkohej të shihte si grup prioritar personat që punojnë në transportin publik, në mënyrë që të viheshin në lëvizje për të bërë pjesë të procesit të vaksinimit këtë grup që në këndvështrimin e Memajt është grup i rrezikuar.

“Nën zë flitet se pritet të ketë një nisje të vaksinimit për sektorin e transportit por konkretisht ende nuk kemi një datë të përcaktuar,” – tha kryetari i Shoqatës së Transporteve.

Ndërkohë që në fund të intervistës për Euronews Albania, Dashnor Memaj tha se rreth 50-60% e këtij sektori është prekur nga COVID-19, ku një pjesë e kanë kaluar me shumë vështirësi por ka pasur dhe fatalitete.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026