Memory | Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në një dekadë

18 Prill 2021 | 22:36

Është vitit i katërt i bisedimeve dhe projekti i Evropës, që të shihte krerët e Kosovës dhe Serbisë në një tavolinë për të biseduar u realizua.

Gjatë takimeve analizohej çdo fjalë dhe për ndryshime negociatorët konsultoheshin me qeveritë përkatese për të bërë ndryshime në fjalët që ishin në marrëveshje. Ky proces kërkonte orë të gjata bisedimesh.

“Edhe dialogu i nivelit teknik ka qenë politik se nuk mund të ketë bisedime paqësor me palën që ka qenë armik dhe të flasësh vetëm për çështje teknike. Çdo marrëveshje ka pasur politikë sepse kur kemi negociur jemi ndeshur me çështje politike,” – thotë Edita Tahiri kryenegociatore.

Negociatat nuk kryeheshin vetëm të salla e mbledhjeve, por edhe në korridor apo çdo vend tjetër te selia e BE-së. Tahiri dhe Stefanoviçi do të binin dakort për shumë tema në këtë nivel teknik bisedimesh.

Në 25 gusht të 2015 pas 10 orë bisedime u arrit marrëveshja e Asosicimit të Komunave Serbe në Kosovë që do të prishte ciklin e rregullt të takimeve.

Ky proces u zhvlerësua nga opozita e cila kishte dalë të protestonte, pasi sipas tyre Mustafa kishte bërë gabim të rëndë dhe kështu opozita nisi protesta të cilat vazhduan për një periudhë kohore.

Përveç protestive deputetët opozitarë hodhën disa herë gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosovës. Opozita protestonte sepse për Asosacionin thuhej se do boshnjakëzonte Kosovën dhe do krijonte një etnitet të ri. Ky portretizimi që ju bë Asosacionit është i pavend sipas Robert Cooper kryeneogacitor i BE-së.

Pas largimit të qeverisë Mustafa, në krye vjen Ramush Haradinaj, i cili refuzoi të merrej aktivisht me dialogun dhe për herë të parë Kosova nuk do të përfaqësohej në Bruksel nga shefi i ekzekutivit.

Dialogu vazhdoi në nivel presidentësh dhe ai u ndaluan në momentin që z. Haradinaj aplikoi taksën 100% ndaj produkteve serbe.

“Vendimi për taksën është një vendim legjitim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ky është pozicioni im për taksën në çdo variant dhe me çdo çmim,” – shprehej Ramush Haradinaj kryeministër në vitin 2017 – 2019.

Kjo vazhdoi me idenë e Thaçit për ndryshim të kufijeve, ide e cila nuk u prit mirë. Kjo çoi që na pozicioni në krye në raport me dialogun me Serbinë kaluam në një pozicion të kundërt.

Viti 2020 gjen Kosovën me kryeministër të ri dhe qeveria e Kurtit hoqi taksën dhe vendosin reciprocitetin. Kjo vazhdonte të mbante pezull dialogun.

Rifillim i dialogut do të jetë i pashmangshëm, por qeveria e re nuk e ka përkrahu Asosacionin e Komunave Serbe, ndërsa kjo shihet si pikë kyçe e dialogut. Për këtë ndihma Amerikane konisderohet e domosdoshme në këtë moment.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026