Irani: Dislokimi i bombarduesve amerikanë, destabilizues për rajonin
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Emaeil Baghaei, kritikoi atë që e quajti “prani destabilizuese” të Shteteve të Bashkuara pas dislokimit të bombarduesve B-52 në rajon.
“Ne gjithmonë kemi besuar se prania e Amerikës në rajon është prani destabilzuese”, tha Baghaei gjatë një konference për media, pasi u pyet për dislokimin. Ai shtoi se kjo prezencë “nuk do të pengojë vendosmërinë e Iranit për të mbrojtur veten”.
Gjatë fundjavës që shkoi, ushtria amerikane njoftoi për dislokimin e bombarduesve B-52 në Lindjen e Mesme si paralajmërim ndaj Iranit, i cili është zotuar se do të përgjigjet ndaj sulmeve që Izraeli kreu kundër caqeve iraniane më 26 tetor.
Sulmi i Izraelit ishte hakmarrës ndaj breshërisë së raketave dhe dronëve që Irani lëshoi drejt Izraelit më 1 tetor. Ky sulm iranian po ashtu ishte hakmarrës, pasi në Damask të Sirisë ishin vrarë udhëheqës ushtarakë të grupeve që mbështeten nga Irani dhe një komandant i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Të paktën katër ushtarë u vranë gjatë sulmit të Izraelit kundër Iranit dhe Teherani tha se sulmi shkaktoi “dëm të kufizuar”.
Baghaei tha se përgjigja e Iranit do të jetë “vendimtare”.
Ai tha se Irani “mbështet të gjitha nismat dhe përpjekjet” për arritjen e armëpushimit në Gazë dhe Liban, ku Izraeli është duke luftuar kundër dy grupeve që mbështeten nga Teherani.
Ai tha se qëndrimi i Iranit kundër ndryshimit të doktrinës perëndimore dhe prodhimit të armëve bërthamore, mbetet e njëjtë.
Duke cituar fjalimin e fundit të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, Baghaei tha se Republika Islamike do të “pajisjet me gjithçka që i duhet për të mbrojtur veten”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Politika e Uashingtonit ndaj Iranit, ja si do të ndikojë rezultati zgjedhor
- Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset