Pretendoi se kreu vrasje për vetëmbrojtje, Irani ekzekuton të riun hebre
Irani, në një kohë tensionesh së rritura me Izraelin, e ka ekzekutuar një djal hebre të dënuar për vrasje. Familja e tij e ka mohuar akuzën duke thënë se ai kishte vepruar për t’u vetëmbrojtur pasi ishte sulmuar.
Agjencia e lajmeve Mizan, e cila është e lidhur me gjyqësorin e Iranit, e citoi Hamidreza Karimin, prokurorin e qytetit perëndimor iranian, Kermanshah, duke thënë se Arvin Ghahremani, 23 vjeç, u ekzekutua më 4 nëntor.
Ghahremani u shpall fajtor për therjen e një burri për vdekje më 2022 pranë një palestre në Kermanshah. Viktima i kishte para borxh Ghahremanit dhe, sipas familjes së tij, kjo mosmarrëveshje nxiti një përleshje mes tyre atë ditë.
Viktima ishte e armatosur dhe Ghahremani veproi në vetëmbrojtje, thanë ata, duke shtuar se ai madje kishte ndihmuar në përpjekjet për ta mbajtur të gjallë viktimën pas përleshjes.
Pasi u dënua me vdekje, avokati i Ghahrmanit nuk ia doli ta dërgojë familjen e tij për vizitë te familja e viktimës, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, për ta falur atë dhe për t’ia shpëtuar jetën.
Legjislacioni islamik mundëson hakmarrjen, pra me ndëshkim, në rastet e vrasjes.
Megjithatë, grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë për kohë të gjatë se ky ligj është diskriminues ndaj jomyslimanëve, të cilët shpesh ndëshkohen më ashpër sesa myslimanët e dënuar për vepra të njëjta.
Avokatët e Ghahremani kishin kërkuar rigjykim në tri raste të ndryshme, por të gjitha kërkesat e tyre ishin hedhur poshtë nga gjykatat iraniane.
Grupi Iranian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Norvegji (IHR) e dënoi ekzekutimin e Ghahremani, i cili, sipas grupit, ishte 20 vjeç, dhe jo 23.
Grupi gjithashtu kundërshtoi fajësinë e Ghahremani, duke thënë se ai ishte sulmuar me thikë nga viktima. Ai tha gjithashtu se familja e viktimës fillimisht kishte pranuar ta falte Ghahremani, por ndryshoi mendje pasi mësoi se ai ishte hebre.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta