Trump fiton Pensilvaninë, kryeson me 270 votat elektorale që i duhen për president

6 Nëntor 2024 | 09:05

Ish-presidenti Donald Trump doli fitues në Pensilvani me 19 vota elektorale, duke shënuar edhe një hap drejt fitores në zgjedhjet presidenciale. Pensilvania është një nga shtetet përcaktuese të zgjedhjeve.

Aktualisht Trump ka siguruar 270 vota elektorale, aq sa duhen për të siguruar mandatin presidencial përballë nënpresidentes Kamala Harris që ka fituar deri tani 214 vota të tilla.

Në fjalimin e tij të fitores, Trump u tha mbështetësve të tij ky moment “do ta ndihmojë këtë vend të shërohet”.

“Ne kemi një vend që ka nevojë për ndihmë dhe ka shumë nevojë për ndihmë. Ne do të rregullojmë kufijtë tanë dhe do të rregullojmë gjithçka për vendin tonë”, tha Trump.

“Tani është e qartë se ne kemi arritur gjënë më të pabesueshme politike… shikoni çfarë ndodhi, a është kjo çmenduri?” shtoi Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026