Bien shtrimet e të moshuarve nga COVID-19, dominojnë grupmoshat 35-60 vjeç
Në spitalet ku trajtohen pacientët me COVID-19 sirenat e ambulancave po dëgjohen gjithnjë e më pak. Mjekja e spitalit Infektiv Entela Ramosaço na tregon se aktualisht ka më pak të moshuar të shtruar në spitale, ndërsa mbizotëruese është grup-mosha 35-60 vjeç.
“Duke qenë se numri i shtrimeve është reduktuar, mund të themi që në urgjencën e shërbimit tonë mund të bëhen këtë periudhë në 5, 6 maksimumi deri në 10 shtrime në 24 orë. Ka rënë numri i moshave të treta të cilët hospitalizohen dhe unë besoj se është efekti i vaksinës, ndërsa personat e tjerë që nuk janë vaksinuar sidomos grupmoshat 40-60 vjeç duhet të jenë shumë të vëmendshëm”, u shpreh Entela Ramosaço, mjeke infeksioniste në QSUT.
Rënia e infektimeve ditore sipas mjekes nuk duhet të shoqërohet me neglizhencën ndaj masave kundër COVID-19.
“Rastet që vijnë janë forma më të rënda, forma të cilët kanë nevojë për asistencë reanimatore dhe aspiratore në shërbim. Mbrojtja nëpërmjet maskës dhe distancës do vazhdojë të jetë derisa të vaksinohen qytetari i fundit, nga ana tjetër duhet ta dimë që për shkak të mutacioneve që ky virus shkakton, duhet të jemi të vëmendshëm për mundësinë e ri infektimeve”, tha znj. Ramosaço.
Spitalet COVID 3 dhe 4 aktualisht nuk kanë pacientë, por sipas ministrisë së shëndetësisë ata do jenë në gatishmëri për çdo rast. Në Spitalin Infektiv, atë Shefqet Ndroqi por dhe tre spitalet rajonale të shtruar janë rreth 170 pacientë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta