Kushtet që duhet t’i përmbushë aeroporti i Kukësit për fluturimet ndërkombëtare
Aeroporti “Zayed, Flatrat e Veriut” në Kukës, ka pritur dje avionin e parë dhe ky akt për drejtorin e Divizionit Teknik në “Albcontrol”, Maksim Ethemaj, do të thotë se ky aeroport tashmë mund të quhet i certifikuar.
“Kushti i nevojshëm dhe i mjaftueshëm është që të certifikohet, certifikimi ka mbaruar, është kryer fluturimi. Kush është fazë e dytë? Është Publikimi, që do të thotë të bësh me dije palët e interesuara se një aeroport ne Kukës ekziston. Në jemi në këtë proces”, tha ai.
Ai tha se pas certifikimit duhet të përmbyllet edhe faza e dytë, e cila lidhet me publikimin e të dhënave të aeroprtit në Aviacionin e Evropës.
Pyetur nga gazetarja Loneta Progni se kur do bëhet fluturimi i parë ndërkombëtar në aeroportin e Kukësit, z. Ethemaj tha se kjo çështje i takon koncesionarit.
“Në 6 maj, që është një ditë publikimi në Evropë për aviacionin publikohen të dhënat e aviacionit. Në 17 qershor, të gjithë e dinë se aeroporti i Kukësit është atje me ato të dhëna gati për të pritur pasagjerët. Kur do të bëhet fluturimi i parë? Duhet pyetur koncesionari për këtë gjë”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta