Kapen 13 tonë kokainë në Spanjë, ishte nisur nga Ekuadori e fshehur në kuti banane

7 Nëntor 2024 | 20:38

Policia spanjolle dhe oficerët e doganës kanë konfiskuar ngarkesën më të madhe në histori të kokainës që ka arritur vendin, plot 13 tonelata të fshehura në një ngarkesë bananesh të dërguar nga Ekuadori.

Policia spanjolle deklaroi se konfiskimi ishte i dyti më i madh i regjistruar ndonjëherë në Evropë dhe ndër më të mëdhenjtë në botë.

Sipas burimit, kontejneri me ngarkesën, që kishte ardhur nga Guajakili deri në portin jugor spanjoll të Algesirës, u interceptua kur mbërriti më 14 tetor për shkak se kompania ekuadoriane e eksporteve që kishte marrë përsipër transportin kishte rezultuar e lidhur me trafiqe të paligjshme.

Pasi konstatuan mospërputhje mes sasisë së ngarkesës dhe përmbajtjes së pakove, policia dhe doganat nisën kontrollet.

“Kontejneri në fjalë mbante një mur të përbërë nga kuti që mbanin banane, prapa të cilit fshiheshin kutitë ku ndodheshin pakot e kokainës”, ka sqaruar policia iberike.

Pas zbulimit, një gjykatë në Algesiras autorizoi bastisjen e katër pronave në Alikante dhe njërës në Madrid. Kontrollet në fjalë çuan në arrestimin e një prej personave që do të priste ngarkesën, në lokalitetin Toledo. Ndërkohë, 2 persona të tjerë, kombësia e të cilëve nuk dihet, mbeten në kërkim.

Sasia e konfiskuar tejkalon atë të kapur vitin e kaluar në Spanjë, ku sërish në portin e Algesirës, policia bllokoi mbi 9 tonë kokainë.

Sipas kreut të Antidrogës në Policinë Kombëtare spanjolle, Antonio Hesus Martinez, sasia e madhe prej 13 tonësh nuk kishte si destinacion vetëm Spanjën, por do të shpërndahej në të gjithë Evropën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026