Situata drejt përmirësimit, 100 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Rastet e reja pozitive me COVID-19 vijojnë të jenë në rënie në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit, nga 1867 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me virusin 100 persona.
5 persona kanë humbur jetën nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shëruar 587 qytetarë. Numri i të shëruarve që nga fillimi i epidemisë është 102,171.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën ndaj virusit, ndërsa vijon vaksinimi masiv kundër COVID-19 në vend.
Statistika (19 Prill 2021)
Raste të reja ditore 100
Të shëruar në 24 orë 587
Të shtruar në spitale 173
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1867
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18311
Fier 2136
Durrës 1018
Shkodër 895
Gjirokastër 856
Korçë 671
Vlorë 418
Dibër 318
Kukës 277
Elbasan 193
Berat 59
Lezhë 24
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta