Eksperti i sigurisë për sulmin në xhami: Toleranca fetare është e rrezikuar

19 Prill 2021 | 19:25

Plagosja me thikë e pesë personave nga një 34-vjeçar në ambientet e xhamisë  “Dine Hoxha” shkaktoi frikë tek besimtarët.

Eksperti i çështjeve të sigurisë kombëtare, Xhavit Shala, tha se ngjarja e sotme është e rëndë dhe duhen marrë masa për mbrojtjen e “tolerancës fetare”.

“Deri tani, sepse hetimet vijojnë, bëhet fjalë për një person që ka pasur probleme  mendore dhe ka qenë i shtruar. Kjo na bën të reflektojmë shumë që raste të tilla të mos ndodhin më. Toleranca fetare është pasuri ndër shqiptarë, por si çdo pasuri është e rrezikuar, duke marrë parasysh shumë faktorë në këtë mes”, tha ai.

Gjatë një interviste në Euronews Albania, z. Shala theksoi se një tjetër problem nga i cili po vuajnë vendet e botës është “radikalizimi i të rinjve përmes platformave online”.

“E para, një brez i ri, që po rritet me një informacion shumë të madh, me mundësi komunikimi shumë të mëdha, që ju jep mundësi atyre që krahas të mirave mund të marrin edhe të problematika të tjera që mund të lidhen me radikalizimin online. Raste të tilla po ndodhin kudo në botë”, tha ai.

Ai thekson se fenomene të tilla mund të parandalohen duke rritur bashkëpunimin mes institucione ligj-zbatuese, institucioneve fetare dhe vetë shoqërisë.

“Raste të tilla mund të ndodhin, por duhet një bashkëpunim i agjencive të zbatimit të ligjit, institucioneve fetare dhe i vetë shoqërisë për të ndaluar këta persona që kryejna vepra të tilla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026